Kjo faqe shpjegon shkurtimisht çfarë cookies lë faqja e internetit në shfletuesin Tuaj dhe për çfarë shërbejnë.
Çfarë janë cookies
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që faqja ruan në shfletuesin Tuaj. Përmes tyre faqja Ju njeh midis veprimeve dhe vizitave të ndryshme, për shembull se keni hyrë në profilin Tuaj, dhe nuk Ju pyet për të njëjtën gjë çdo herë.
Cilat përdorim
-
kfsharri2016_cookie - e nevojshme.
Sesioni i faqes. Ruan gjëra të përkohshme vetëm për kohën e vizitës: mbrojtjen e formularëve, gjuhën e zgjedhur dhe mesazhet pas dërgimit. Fshihet kur mbyllni shfletuesin.
-
player_token - e nevojshme.
Ruhet vetëm nëse hyni në profilin Tuaj të lojtarit ose të prindit me "Mbaj mend". Ju mban të identifikuar deri në 30 ditë, pa i futur përsëri të dhënat Tuaja. Përmban vetëm një kod të rastësishëm, jo emër ose email.
-
cookieconsent_status - e nevojshme.
Mban mend se e kini mbyllur mesazhin për cookies, që të mos shfaqet sa herë që hapet faqja. Ruhet 30 ditë.
-
_GRECAPTCHA - e nevojshme.
Google reCAPTCHA, që mbron formularët e kontaktit, të regjistrimit dhe të kërkesës nga dërgimet e automatizuara. Ruhet nga Google vetëm në faqet me formularë të tillë. Ruhet 6 muaj.
-
NID, CONSENT, SOCS - e palës së tretë.
Ruhen nga Google në hartën e integruar në faqet "Kontakte" dhe "Stadiume" dhe administrohen nga Google sipas politikës së tij.
Faqja i ngarkon shkronjat e saj nga Google Fonts. Kjo nuk ruan cookies.
Përmbajtje e integruar
Lajme ose produkte të veçanta mund të përmbajnë video ose postim nga YouTube, Facebook ose një platformë tjetër. Kur hapni një faqe të tillë, platforma përkatëse mund të ruajë cookies të vetat sipas politikës së vet.
Si t'i fshini
Secili shfletues lejon që cookies të fshihen ose të bllokohen nga cilësimet e tij ("Privatësia" ose "Privacy and security"). Nëse i fshini, faqja do të vazhdojë të funksionojë, por do Ju kërkojë të hyni përsëri në profilin Tuaj dhe do të shfaqë përsëri mesazhin për cookies.